Adriatik Llalla ka dhënë një koment lidhur me faktin që emri i tij shënoi një rekord botëror, si personi i parë në planet që Sekretari Amerikan i Shtetit i bëri publike ndalimin, duke e shpallur ‘non grata’ për korrupsion madhor.
Komenti i Llallës:
“Është një vendim i DASH që normalisht nuk më bën të ndihem aspak mirë, krenar, as veten as familjen time, as si shqiptar, as ballkanas apo evropian, sepse dal se kryeprokurori shqiptar del si më i korruptuari në botë, pa ju referuar një rasti konkret. Të dalë edhe në shumë kontinente të tjera, jo veç këtu. Pra flasim për kryeprokurorin që del si njeriu më i korruptuar në vend. Faktet që ju referuan DASH janë të çuditshme për mua. Unë do të ju referohem një përgjigje që vetë DASH i ka kthyer prokurorisë shqiptare lidhur me të dhënat që ata kërkuan për arsyen e ndalimit.
Nuk ka asnjë fakt, siç u citua. Del qartë që DASH thotë se ka një informacion në publikun e gjerë, por se kush është ky informacion, prej shumë vitesh juve si gazetar, nuk ka ndodhur ndonjë rast që një qytetar, shtetas, gazetar, përfshirë edhe ai individi që përmendëm më përpara të më thotë një rast korrupsioni në të cilin Llalla është i përfshirë, në një çështje të caktuar temë të caktuar korrupsioni. Opinioni i DASH është krijuar në bazë të këtij portali anonim të krijuar nga ky ish-deputet”, tha Llalla.
Diskutime rreth kësaj post