Mbrëmë u mbajt Festivali i “Kënga Magjike 2022”, ku këngëtarja Marsela Çibukaj, është shpallur fituese e edicionit të 23-të, kënga e saj “I paftuar”, ishte më e votuara nga artistët, juria dhe gjithashtu grumbulloi 449 pikë nga votimi i kolegëve.
Këngëtarja u përlot nga emocionet, teksa mori çmimin dhe shprehu një falenderim për të gjithë ata që e mbështetën.
Mirëpo një muaj më pare, këngëtari Endri Prifti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, paralajmëroi se fituesja do të ishte Marsela dhe se fituesit ishin përcaktuar 5 muaj para se të niste edicioni.
“Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja tju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizy ne bashkepunim me Eugent Bushpepa. Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para”, shkruante Endri rreth një muaj më parë.
E kjo solli edhe reagimin e menjëhershëm të Ardit Gjebreas, i cili shkruante se duhet të ketë më shumë respekt për kolegët, e teksa foli dhe për refuzimin e Endrit në Këngën Magjike, pasi kishte dërguar me shumë vonesë këngën në komision.
Mirëpo, sot duket se parashikimi i Endrit Priftit paska qenë i saktë. Rastësi apo jo, kjo nuk dihet.
Diskutime rreth kësaj post