Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, qytetin e Fierit tha se herën e fundit që ishte në Fier u përball me një pamje trishtuese, teksa qyteti nuk gëlonte më, por dukej i zbrazët. Sipas tij, njerëzit po largohen nga vendi, pasi kjo qeveri ka në zemër të saj fasadën.
“Vendi po kalon kohë të vështira dhe kjo nuk e ka kursyer as Fierin, dhe veçanërisht biznesin. Herën e fundit që isha në Fier, kur qyteti duhet të ishte duke gëluar në orët e para të mëngjesit, më bëri përshtypje se qyteti është i zbrazët. Ishte një pamje e trishtuar, dhe ky është realiteti që gjej kudo që shkoj, në Elbasan, Shkodër, Durrës.
Qytete që zbrazen që në orën 5, 6, 7. Maksimumi njerëz të ulur në kafe, por dyqanet bosh, siç janë dhe xhepat e arka e shtetit, nga një ekonomi që duket se nuk ka të ndalur në pikiatën e nisur. Është një pikiatë, një hinkë, që duket sikur nuk ka fund. Vazhdon të rrisë kostot, të largojë njerëz nga puna. Ju të gjithë mund ta përshkruani”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post