Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni ishte sot e ftuar në emisionin ‘Shqipëria live’, ku foli ndër të tjera edhe për ndarjen e saj nga Iliri.
Pas një kohe të shkurtër pasi dolën nga ‘Përputhen +40’, Simoni zbuloi se lidhjes së tyre i kishte ardhur fundi. Madje në rrjetet sociale nuk munguan as thumbat në drejtim të njëri-tjetrit.
Gilberta tha se “ishte një dashuri shumë e bukur dhe se kishin ndjenja shumë reale”.
“Iliri donte disa gjëra, unë disa gjëra të tjera. Unë dua të krijoj familje më shpejt, u larguam shpirtërisht. Unë i dua gjërat konkrete”, – tha ajo.
Ndërsa e pyetur për një rikthim të mundshëm, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” tha: “Kurrë mos thuaj kurrë. Në këto momente ka mbaruar çdo gjë. Më ka sharë, ashtu tërheq vëmendjen. Edhe kolektivi edhe nxënësit e donin Ilirin”, – përfundoi Gilberta.
Diskutime rreth kësaj post