Sekuestrohet një shumë e madhe parash që destinacion kishin vendin tonë. Sipas Policisë italiane janë gjetur 225 350 paund.
Sipas mediave italiane, sasia e parave të padeklaruara u kap në një furgon me targa angleze dhe që ishte nisur drejt vendit tonë.
Paratë ishin të ndara dhe të paketuara me mbështjellëse plastike dhe ishin fshehur në pjesë të ndryshme të furgonit. Madje për ti nxjerrë ato u desh ndërhyrja e një mekaniku të specializuara.
Drejtuesi i furgonit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se nuk ka deklaruar në kufi këtë shumë parash, ndërkohë që u sanksionua me sekuestrimin e 50% të shumës në totale.
Diskutime rreth kësaj post