Ka shkuar çdo gjë mirë për një tjetër operacion tek një person i cili ishte i infektuar me covid-19. Bëhet me dije se pacienti i shtruar te spitali “Shefqet Ndroqi” i është nënshtruar një operacioni në zemër.
Lajmin e ka bërë me dije mjeku Meriton Sineqa, i cili ka publikuar foto nga salla, pas finalizimit me sukses të operacionit.
“Nga salla e hemodinamikës, spitali Covid-19. Rasti me Covid u krye me sukses. Bashkë do ia dalim.
Qëndroni në shtëpi, na ndihmoni t’ju ndihmojmë”, shkruan mjeku Sineqa në “facebook”.
Diskutime rreth kësaj post