Nxënësit me mesatare të dobët dhe ata me prindër të ndarë janë kategoria që konsumojnë më shumë hashash. Alarmin e japin specialistët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët në konferencën vjetore ngritën shqetësimin për shtimin adoleshentëve përdorues të kanabisit.
Numri i adoleshentëve të cilët konsumojnë hashah është rritur ndjeshëm viteve të fundit.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i përdoruesve ka ardhur në rritje ndërsa shkak për këtë është gjetja me lehtësi e lëndës narkotike.
Specialistja e ISHP-së, Gentiana Qiriako, ngre shqetësimin e rritjes së numrit të përdoruesve.
Sipas studimit të prezantuar në konferencën vjetore të ISHP, përdorimi i lëndëve narkotike ndikon edhe në rezultatet e mësimeve të të rinjve.
Nga 197 klasa të 9 dhe të 10 që janë anketuar rezulton se nxënësit me mesataren mbi 8, nuk janë përdorues të drogërave ose janë në një numër të ulët. Teksa për ata që janë me mesatare më të ulët, numri i përdoruesve është 40 për qind më i lartë.
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Kujtim Plangaj, fermer nga fshati Postribë i Shkodrës, është një kultivues me përvojë i qepës autoktone shqiptare, një traditë që...
Diskutime rreth kësaj post