Muaji tetor shënoi kulmin e tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor dhe dy vendet ishin në prag të luftës. Por kryeministri grek nuk mendon ashtu sikur gjithçka dukej nga jashtë.
Kyriakos Mitsotakis rrëfeu momentet e vështira.
“Ne kemi pasur shumë muaj të vështirë me Turqinë. Por ne nuk iu afruam luftës, por kishte momente me intensitet të lartë që duhej të ishim shumë të kujdesshëm. Turqia kishte mundësinë për të tërhequr “Oruc Reis” në tetor por nuk e bëri. Ajo e bëri atë disa ditë para Samitit”, tha ai.
Kyriakos Mitsotakis përsëriti se Greqia është e gatshme të negociojë me Turqinë, ndërsa në rast bllokimi, do ta çojë cështjen e konfliktit për kufirin detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, si me Shqipërinë.
27 vendet e BE-së mblidhen në 10-11 dhjetor në një samit për të diskutuar sanksionet ndaj Turqisë, por unioni është i ndarë në dy kampe.
Diskutime rreth kësaj post