Policia e Durrësit, ka bërë ditën e sotme me dije se ka vënë në pranga dy persona, si të akuzuar për disa vjedhje të kryera në këtë qytet.
Siç mësohet në pranga janë vënë dy vëllezërit, Hamid Bala 28 vjeç, si dhe E. B. 16 vjeç, të dy banues në Karpen, Maminas.
Blutë e Durrësit, informojnë se grupi hetimor që është marrë me këtë ngjarja ka mundur që zbardhë dhe dokumentojë me prova shkencore dhe procedurale se dy vëllezërit janë autorë të vjedhjes së magazinës së E. Z. , vjedhjes së servisit së M.N, ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup S.B.
Në momentin e arrestimit, si dhe gjatë kontrollit në banesën e tyre, nga ana e policisë është bërë gjetja dhe sekuestrimi i katër armëve të ndryshme.
Po ashtu, mësohet se atyre u është sekuestruar edhe 1 dorezë arme gjahu shutgan; 169 fishekë kal.7.62 mm mod 56; 1 automjet tip Benz CLK 230 kompresor së bashku me dokumentacionin dhe të instaluara një palë fenelina policie; 6 palë targa; sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E.Z. dhe M.N. 1 palë dylbi; 3 telefona Smartphone; 11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare dhe 1 kamera e markës JVC COMPACT VHC.
Ndërsa, lidhur me ngjarjen, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve”.
Diskutime rreth kësaj post