Analisti Frrok Çupi i ftuar në studion e “Tirana Live” ndër të tjera ceku edhe faktin se për herë të parë në histori në tribunin e Këshillit të Sigurimit ishin tre folësa shqiptarë, por mund të ishin edhe katër, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Çupi tha se Rama gjatë fjalimit të tij, padyshim që mbajti anën e Kosovës, duke i dëshmuar Rusisë se krijimi i saj si shtet nuk ishte një “operacion special”.
“Ishte një moment që 3 folëse në tribunën e Këshillit të Sigurimit, ishin shqiptarë.
Ishte një ngjarje që realisht shqiptarët sot ndodhet në kushtet më të favorshme që e kanë merituar gjatë gjithë kohës.
Shqipëria e filloi jetën në OKB në vitin 1920 nën kujdesin e SHBA dhe vazhdon të jetë edhe sot në krah në SHBA dhe aleate e ngushtë e SHBA.
Padyshim që ky është një moment që ia nxeh gjakrat Rusisë, që personalitete shqiptare që realisht kanë në dispozicion një mendim kaq të zhvilluar për të drejtën ndërkombëtare.
Ne atje duhet të kishim edhe një tjetër kryeministër shqiptar. Ironia e Ramës me “operacionin special” kishte një qitje të shkurtër, që do të thoshte që vendimet e njëanshme ju i merrni për luftë.
Ndërsa krijimi i Kosovës nuk është në dorën tuaj dhe nuk është një operacion special, krijimi i Kosovës dhe rëndesa e saj ndodhen në dokumentat e Gjykatës Penale në OBK.
Diskutime rreth kësaj post