Opozita parlamentare kundërshtoi projektligjin e propozuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimi për emigrantët e huaj në Shqipëri.
Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi se do votojë kundër duke kërkuar rishikim të pikës për qytetarët e Kosovës të cilët kategorizohen me ata të SHBA dhe BE për të marrë një leje 5-vjeçare.
“Ishe mrekullisht mirë te Bujqësia nuk e di pse vajte të marrësh gurin e Sizifit dhe të mbash mëkatet e maxhorancës mbi supet e tua. Unë e deklaroj votën time kundër projektligjit, Aleanca jonë dhe ne që punuam të ishim anëtarë të NATO-s e lejoi Kosovën.
Shqiptarët në trojet e veta etnike. 9 muaj më parë ishte një rast tipik i azilantit politik që ministri deshi ta çonte në kufirin e gjelbër me Shqipërinë.
Çfarë ndodh me emigrantët që i kemi marrë në mbrojtje ne. Si është situata. Sa sirianë dalin sot në semaforët e Tiranës. Si është situate. Kjo punë do seriozitet. Që ky projektligj të mos vinte me shpejtësinë që erdhi”, – u shpreh Gjuzi.
Diskutime rreth kësaj post