Aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama e përqeshi duke i thënë se “në vend të dialogut me opozitën kam marrë mbrapsht gromësimat e rakisë, gromësimat e Dashit mnjë mnjë mnjë…”
Shehi u shpreh për Fax News se nuk mund të bjerë preh e lojës së Edi Ramës e lojës së Edi Ramës, dhe të fillojë të përplaset me të për çështje banale.Sipas tij d jashtë europës nuk të lë rakia, por korrupsioni dhe grabitja që banda e tij iu ka bërë shqiptarëve.
“Jam mësuar nuk është hera e parë që e bën. Jashtë europës nuk të lë rakia, por na lë krimi dhe korrupsioni i këtij njeriu bashkë me bandën e tij. Ne nuk merremi as me rakinë, as me ato që ai vesh, apo me kokainën që pi, ne do të flasim për gjëra serioze.Unë nuk do të merrem ndonjëherë me jetën e tij personale, ishalla po hidhet nga ballkoni, unë do të merrem gjithnjë me shqiptarët dhe varfërinë që ky po u shkakton atyre.Kur të ikë nga politika le të shajë sa të dojë, zoti kryeministër në historinë e Shqipërisë ju më rezultoni që jeni hajduti më i madh, për këto të tjerat të përgjigjemi sa të duash.
Se kush është ky e di gjithë Shqipëria, se kë kemi për familje, kë kemi për grua, e dinë të gjithë njerëzit. Ky është njeriu që kriminalizoi Shqipërinë, ky është njeriu që po bën që të na largohen fëmijët jashtë vendit.Ka pasur një shprehje të vjetër që thoshte të rëntë hasmi i mirë, dhe vërtetë që duhet të jetë edhe sot kjo shprehje, se përballë kemi një njeri që nuk reflekton.Termat opozitë parlamentare dhe joparlamentare i ka shpikur vetë Edi Rama, ne dolëm nga parlamenti, se e quajtëm atë të pavlefshëm.”– u shpreh Shehi.
Diskutime rreth kësaj post