Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia shprehet se qeveria po fsheh shifrat e të infektuarve dhe nuk nuk ka marrë asnjë masë efektive për të luftuar pandeminë e COVID-19 përveç izolimit.
“Personeli shëndetësor, sot e kësaj dite vijon të punojë në kushte aspak normale. Është një fakt që mund ta konstatojë kushdo, çdo qytetar. Duhen testime javore për punonjësit e rrezikuar, mjekët dhe policët. E vetmja masë e qeverisë shqiptare ka qenë izolimi edhe ky i filluar me vonesë dhe i zgjatur përtej çdo limiti, që po e vuajnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Jemi në nivele qesharake testimesh”, tha ai për Euro News.
“Kemi ngrit zërin për testimin e vazhdueshëm për shtresat me rrezikshmëri të lartë, ku në vend të parë qëndrojnë punonjësit e sistemit shëndetësor, por jo vetëm. 25 rastet e djeshme nga të cilët 15 punonjës të një call center tregon se sa e rëndësishme ishte që në fillim të kësaj pandemie që të testoheshin ato shtresa me risk të lartë, ku përfshihen punonjësit e fasonerive dhe call center”, ka shtuar ish-zv. ministri.
Sipas tij, qeveria tenton të mbajë të kontrolluar çdo informacion për të prekurit me COVID-19, pasi realisht shton z. Spahia numri i personelit mjekësor të prekur nga coronavirusi është shumë i lartë.
“Shifra është shumë herë më e madhe se sa deklaron Task-Forca. E njëjta situatë ka ndodhur dhe në Spitalin e Shkodrës”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post