Humbja me Flamurtarin ka zhgënjyer të gjithë në kampin shkodran. Por, pas përfundimit të ndeshjes tekniku Gjoka tha se skuadra e Vllaznisë bëri maksimumin edhe në këtë ndeshje. Ndërkohë, ish-trajneri i kësaj skuadre dhe ish-futbollist i njohur, Astrit Hafizi kritikoi mesfushen, e më konkretisht 3 lojtarët e afruar në merkato, Vucajn-Liken-Hasanin.
“Ke 3 lojtarë të cilët ka ndeshje që nuk i ke futur në lojë, e tregon që nuk janë në formë, derisa i ke ndërruar.” – tha Hafizi, ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i teknikut Gjoka.
“Mendoj që këto tre janë liderët e skuadrës, por mundohemi t’i marrim maksimumin. Nuk shoh probleme që këto të tre nuk po tërheqin skaudrën. Unë mendoj se kjo është mundësia për këtë skuadër tashmë. Ju si shkodranë që jeni, bëni mirë që mi sugjeroni këto gjëra. Por unë them që këto mundësi që kemi pasur, jemi munduar t’i marrim më të mirën.“ – iu kundërpërgjigj Gjoka.
Diskutime rreth kësaj post