Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të partisë, Lulzim Basha.
Ristani tregon se në mbledhjen e fundit të Kryesisë, kandidatët e tjerë kërkuan që disa takime të organizohen në formë debati, por kjo gjë u refuzua.
Ai tha se kjo gjë ndodhi njësoj si Basha i kërkonte Ramës një debat përpara zgjedhjeve.
“Disa nga kandidatët kërkuan në mbledhjen e Kryesisë që të paktën në 4 qarqe kandidatët të ishin bashkë dhe të zhvillonin garën përballë anëtarësisë bashkë, duke e kthyer në një debat, në mënyrë që edhe votuesi t’i kishte përballë dhe të shikonte diferencat e tyre. Basha nuk i ka qejf përballjet dhe nuk pati një argument të qenësishëm për ta rrëzuar kërkesën. Kjo kërkesë u bë dhe nga Zonja Harxhi. Njësoj si Basha i kërkonte Ramës një debat përpara zgjedhjeve. Ky është paradoksi”, tha ish-sekretari i PD në A2.
Diskutime rreth kësaj post