Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit politikev. Ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha mund të fitojë gjyqin në Gjykatën e Parisit, në rast se pala tjetër nuk paraqet asnjë fakt.
Deklarata e Gjates:
“Nëse Blinken nuk paraqitet, atëherë konsiderohet që ai s’ka asnjë provë dhe pranohet padia e Berishës. Do të ishte shumë e dëmshme nga pikëpamja politike kjo për Blinken, për emrin që gëzon ky institucion i madh me fuqi të madhe botërore, që të humbte një gjyq për shpifje në Gjykatën e Parisit apo kudo qoftë. Do të ishte një humbje e turpshme”, u shpreh Gjata i ftuar në një intervistë televizive.
Diskutime rreth kësaj post