Ish-pronari i një fabrike ëmbëlsirash ka sulmuar me armë punonjësit e biznesit, duke lënë një të vdekur dhe të paktën dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Moskë, ku mediet ruse raportojnë se autori është i armatosur dhe ndodhet ende brenda fabrikës.
Sipas raportimeve paraprake në media, u tha se personi i armatosur kishte marrë pengje, por policia më vonë e mohoi. Në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale dhe po mundohen të vendosin një linjë komunikimi me të dyshuarin për të hyrë në negociata që ta bindin për t’u dorëzuar.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të debateve mbi pronësinë e fabrikës. Ish-pronari i biznesit thuhet se është Ivan Averyanov, i cili ka kërcënuar se “do të luftojë deri në fund”.
Diskutime rreth kësaj post