Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se kjo forcë politike do të jetë një faktor vendimtar për kthimin e Këshillave Bashkiakë, në këshilla ku dëgjohet zëri i qytetarëve.
Sipas Metës, grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë, do të jetë një grup i jashtëzakonshëm për të mbrojtur fort interesin publik dhe të qytetarëve.
Ai shtoi se PL, do të jetë mbështetja e fortë për çdo qytetar që vuan pasojat e këtij regjimi çnjerëzor.
“Partia e Lirisë do të jetë një faktor vendimtar për kthimin e Këshillave Bashkiakë, në këshilla ku dëgjohet zëri i qytetarëve.
Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë, do të jetë një grup i jashtëzakonshëm për të mbrojtur fort interesin publik dhe të qytetarëve tanë. Ne do të jemi mbështetja e fortë për çdo qytetar që vuan pasojat e këtij regjimi dhe çnjerëzor”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post