Ish-presidenti njëkohësisht dhe Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë një pjesë nga fjala e tij me strukturat e Partisë së Lirisë në Korçë.
Ish-presidenti shprehet se në këtë betejë, Partia e Lirisë, nuk është vetëm për çështje pushteti por për një ndryshim në themel.
“Jemi për një mision. Nuk jemi thirrje për një rrotacion. Nuk jemi thjesht për ndarje pushteti. Jemi për një ndryshim me themel. Jemi për të vendosur dinjitetin dhe sovranitetin e popullit të Shqipërisë.
Beteja jonë nuk çështje pushteti. Beteja jonë është për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë, që është vënë seriozisht në pikëpyetje nga një grupim aventurierësh që synojnë shtypjen, varfërimin dhe largimin e shqiptarëve”, është shprehur Meta.
Diskutime rreth kësaj post