Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me situatën energjetike në vendin tonë, ai shprehet se vendet e BE kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse të gatshme për t’u shkarkuar në terminalet LNG, ndërkohë qe qeveria në vendin tonë lutet për reshje shiu.
Ai shton se 12 Nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve të Rilindjes dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare.
Statusi i Ilir Metës:
“Aktualisht rezervat e gazit në vendet europiane janë 100%. Kjo është arsyeja pse çmimet e energjisë janë mesatarisht 150 euro/Mwh, pasi 36% e totalit të energjisë në Europë sigurohet nga gazi natyror me kosto 100 euro/Më.
Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse të gatshme për t’u shkarkuar në terminalet LNG, Qeveria e “Rilindjes” ofron si zgjidhje të lutemi për rreshje.
Ndërkohë që çmimi i energjisë ka rënë me 50% në krahasim me muajin shtator, Qeveria e “Rilindjes” vendos të rritë shumëfish çmimin për familjet shqiptare.
Ndaj 12 Nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve monstruoze të “Rilindjes” në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve“, shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post