Larg zhurmës së politikës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në një dasmë, ku ka shijuar këngët e bukura shqiptare.
Siç shihet edhe nga pamjet, Meta kërcen nën ritmet e muzikës përmetare, këngës ‘Të prita moj mike’, të Vaskë Currit dhe Laver Bariut.
Mësohet se Meta dhe përfaqësues të tjerë të PL-së kanë qenë të ftuar në dasmën e një anëtareje të kësaj partie.
“Meta larg politikës, ia merr valles nën ritmin e muzikës së Laver Bariut”.
Diskutime rreth kësaj post