Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar sulmin me raketa ndaj Izraelit, thotë se mendimet e Shqipërisë janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Izraelit.
“Dënoj me ashpërsi sulmin barbar terrorist dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Në emër të Partisë së Lirisë shpreh solidaritetin e plotë me shtetin dhe popullin e Izraelit. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Izraelit të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Shërim të shpejtë të plagosurve”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post