Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, u shpreh se, nuk ka asnjë arsye për të ndaluar zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Duke folur në forumin “Tirana Connectivity Forum” për të ardhmen e rajonit dhe ndërlidhjet mes vendeve konkretisht për rastin e Shqipërisë, ai theksoi se nuk ekziston asnjë pengesë real për të mos hapur negociatat e anëtarësimit në BE.
“Është e qartë se nuk mund të kemi një apo dy ish-republika të ish-Jugosllavisë në BE apo raste përjashtimore si Shqipëria që të mbetet jashtë, ndërkohë që kemi Bulgarinë, Rumaninë apo Slloveninë brenda.
Nuk ka absolutisht arsye për të ndaluar zgjerimin, sigurisht që duhet të jemi strikt, të vendosim parakushtet nga aspektet demokratike, por është e qartë se procesi duhet të nisë pasi në të kundër krijon vakum dhe keqinterpretim dhe mund të përgatiteni më pas për reagime negative me pasoja për të ardhmen.
Për të nisur negociatat nuk ka probleme ekonomike apo demokratike, ndaj duhet nisur analiza e reformave që duhen bërë në mënyrë që të finalizohet procesi brenda një kohe të shkurtër. Nëse më thoni cilat janë pengesat? Pengesa nuk ka! E ardhmja jonë është shumë e afërt por ne nuk e çojmë në fund këtë proces”, deklaroi Prodi për Euro News.
Kur foli për ‘reagime negative’ dhe ‘pasoja’ të mos afrimit të Shqipërisë me BE-në, ish-kreu i KE-së iu referua interesit të Kinës dhe Turqisë për të pasur lidhje të forta. Z. Prodi tha se Kina gjithnjë e më shumë po tregon interes për investime në Evropë dhe kjo tha është gjë e mirë për të dy palët, gjithashtu foli dhe për interesin e Turqisë tek Shqipëria, duke theksuar se nuk e sheh si gjë të keqe, por lidhja nuk ka të krahasuar me BE-në sa i takon shkëmbimeve tregtare dhe interesit afatgjatë.
Diskutime rreth kësaj post