Ish-pornostarja Stormy Daniels ishte paguar 130 mijë Dollarë nga Donald Trump për të heshtur në lidhje me aferën e tyre seksuale në vitin 2006, kur presidenti në atë kohë ishte i martuar me Melanie dhe në jetë sapo kishte ardhur djali i tyre Baron.
Inetervista e Stormy Daniels, për revistën “In Touch” ishte realizuar që në 2011 por u publikua vetëm së fundmi pasi po përfliej lidhur me këtë cështje.
Stormy Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Staphanie Clifford, tregon se ishte njohur me Trump në një turne golfi në korrik të 2006 dhe nisën të kishin një lidhje.
Ajo shprehet se flinin shpesh me njëri tjetri dhe takoheshin me raste, teksa Trump i thoshte se “Isha dikush ku ai mund të mbështetej, e bukur dhe e zgjuar si vajza e tij”.
Ajo thotë se ai madje i ka premtuar asaj një rol në reality show-n e tij “The Apprentice”.
Sipas Stormy, thirrja e fundit që ajo mori nga Trump ishte në 2009-ën ose në fillim të vitit 2010.
Diskutime rreth kësaj post