Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar pas zgjedhjes së presidentit të ri, Bajram Begajn.
Patozi shkruan se sot në parlament kishim vetëm një President dhe të paktën 5 opozita.
Postimi i plotë:
“NJË PRESIDENT DHE 5 OPOZITA
Sot në parlament kishim vetëm një President dhe të paktën 5 opozita.
Një që ishte kundër, një që abstenoi dhe tjetra që votoi pro Bajram Begës.
Dhe pastaj dy më të mëdhatë të cilat nuk votuan fare, por njëra që mosvajtjen në parlament nuk pranoi ta quante bojkot, kurse tjetra që braktisjen e sallës e konsideroi mbrojtje të kushtetutës nga junta ushtarake.
Fuqi të madhe përçarëse paske patur, o President i zgjedhur!“-shkruan Patozi.
Diskutime rreth kësaj post