Ish-nënkryetari i Forumit Rinor në PD, Lisandër Hoxha ka paralajmëruar se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet brenda këtij viti dhe se do të shkarkojë Lulzim Bashën.
“Kuvendi mund të ç’rregjistrojë PD-në, mund t’i ndërrojë emrin PD-së, të bashkojë PD-në me një parti tjetër, të shkarkojë kryetarin. Janë vendimammarrja e partisë. Kanë shprehur në masën mbi 65% për tu mbledhur. Në kushte anormale ky kuvend mblidhet me anë të mbledhjes së firmave. Edhe sikur të heqë dorë Berisha nga mbledhja, përsëri kuvendi mblidhet.
65% e bazës së partisë është kundër Bashës. Po mirë mo, do shkojë organi më i madh të pyesë organin më të vogël? Firmat janë gati, po mblidhen akoma më shumë firma. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet brenda këtij viti. Do shkarkojë Lulzim Bashën. Më pas në zbatim të rregullave do zgjedhim kryetarin e ri. Nga dorëzimi i firmave duhet pritur 30 dite për te thirrur kuvendin. Ne i kemi firmat. Gjykoj se pas Foltores së Lezhës do dorëzohen firmat“, deklaroi Hoxha për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post