Të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe bashkëshorti i saj i cili është pedagog matematike tek Politekniku. Ata si rrallë herë kanë folur për jetën e tyre private, si janë njohur dhe si filloi dashuria e tyre.
Intervista:
Ligor Nikolla: Në Gusht mbushim 35 vjet që jemi njohur. Në atë kohë Lindita ishte studente në matematikë në vit të dytë kurse unë isha me studime doktorale në Francë. Lindita ka pasur mbesën time në një klasë, kanë qenë shoqe, kështu që kishte njohur të gjithë familjen time, përveç meje, sidomos nënën time që jetoja unë e kishte njohur dhe nëna e kishte pëlqyer shumë.
Lindita Nikolla: Shkoja shpesh Ardit sepse kishin një shtëpi shumë të bukur private, por edhe shumë lule për të cilat kujdesej mamaja e Ligorit, por edhe një qershi të mirë dhe shpesh me mbesën e Ligorit, me shoqen time shkonim atje edhe për lulet, por edhe qershitë e ëmbla të shtëpisë. Është e vërtetë njihja të gjithë fisin, vetëm të zotin e punës e njoha pak më vonë.
Për të qenë e sinqertë, kur më thoshte që unë kam xhaxhain me studime jashtë, mendoja që xhaxhai duhet të ishte një njeri i madh në moshë, nga këta shkencëtarët që janë të dhënë mbas studimeve dhe ka menduar një beqar i stazhionuar si quheshin në atë kohë dhe fare rastësisht mësova se xhaxhai ishte jo më shumë se 28 vjeç në atë kohë dhe ishte djali që kishte lindur vonë dhe që kishte diferencë me vëllain e tij.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte ti?
Lindita Nikolla: Unë isha 21 vjeç.
Ardit Gjebrea: Po takimi i parë i vërteti i juaji, si ka qenë.
Ligor Nikolla: Mamaja më thoshte Marjana ka një shoqe shumë të mirë, shihe një çikë. Unë qëndroja vetëm 1 muaj gjatë verës.
Lindita Nikolla: Në vitin e dytë të studimeve të Ligorit jemi njohur dhe më pas jemi fejuar. Ai vinte shumë pak dhe unë patjetër që fillova të kuptoja dhe ndjeja padyshim, por më kujtohet porosia e tim eti ndërsa konfidoja me të që kam njohur një djalë dhe familjen, më tha që patjetër besimin e babait por kujdes se mbase është Franca ajo që të ka kthyer vëmendjen tek ky djalë, por e vërteta ishte krejt ndryshe. Patjetër ai ishte një moment që lidhej me karrierën e Ligorit por që unë tek Ligori gjeta shpirtin binjak, shumë gjëra në të konceptuarin e jetës.
Diskutime rreth kësaj post