Pasi pranoi të mbante mandatin e deputetes dhe u zgjodh në krye të grupit parlamentar të PD, Rudina Hajdari ka bërë në kuvend deklaratën e fortë se opozita e re do të hynte në zgjedhje.
E bindur se sistemi zgjedhor i ndryshuar në kushtetutë në vitin 2008 është i degraduar, Hajdari është treguar e hapur për të gjetur një zgjidhje të re për sistemin më të përshtatshëm.
Por gjatë kohës që ajo fliste nga foltorja e Kuvendit, ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka pëshpëritur diçka nën dhëmbë duke iu drejtuar koleges së saj Milva Ikonomit, shkruan faxweb.
E folura jo shumë elokuente në shqip e Hajdarit, që shpesh lë konfuz publikun për domethënien e atyre që ajo kërkon të thotë, ka ngjallur konfuzion edhe në sallë.
Nikolla duket e acaruar nga fjalimi i Hajdarit dhe lëxohet nga buzët duke thënë Konomit:
Kjo është fare!”./albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post