Ish-ministri serb, Vuk Jeremiç nuk është lejuar të futet në Kosovë.
Lajmi është bëre me dije nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Ajo ka theksuar se mbështetja e Jeremiçit për “riintegrimin” e Kosovës së pavarur në Serbi është e ngjashme me planin “riintegrues” të Putinit për luftën.
“MPJ e Republikës së Kosovës ka ndaluar hyrjen në Kosovë të ish-MPJ të Serbisë Jeremiq. Mbështetja e Jeremiqit për “riintegrimin” e Kosovës së pavarur dhe sovrane në Serbi është e ngjashme me planin “riintegrues” të Putinit për Ukrainën – është një recetë për luftë. Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen së krijuari gjithnjë e më shumë tensione në Ballkan për aq kohë sa SHBA-të dhe Evropa nuk dërgojnë sinjale të qarta dhe të fuqishme duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për krizat dhe paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, pra duke kërkuar nga Serbia njohjen e realitetit të ri në Ballkan pas luftërave të saj shkatërruese”, thuhet në komunikatë.
Diskutime rreth kësaj post