Ish-ministri i Mbrojtjes i Partisë Socialiste, Luan Hajrdaraga, ka pësuar sot një ishemi në tru gjatë kohës që ndodhej në Maqedoni.
Sipas informacioneve, ish-ministrit socialist i është dhënë ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit.
Sipas AlpeNews.al, ka qenë kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili është kujdesur për transportimin e Hajdaragës drejt Tiranës.
Për momentin ish-ministri i Mbrojtjes ndodhet në ambjentet spitalore në Tiranë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore.
Luan Hajdaraga është lektor në një universitet në Maqedoni, ku mësohet se kjo ka qenë edhe arsyeja pse ish-ministri socialist ndodhej në Maqedoni.
Diskutime rreth kësaj post