Juristi Ylli Manjani është shprehur se në vendin tonë jemi në krizë për strehim.
I ftuar në emisionin “Barometri” ai tha se në vendin tonë është harxhuar shumë kohë vetëm për fasadë ndërkohë shtoi se ka një keqdrejtim në jetën ekonomike në Shqipëri.
“Kemi harxhuar gjithë kohën për t’u marrë me fasadën. Kjo po ndodh në qytet, jemi te estetika eenuk po ndodh dot asgjë. Jemi në krizë për strehim. Qyteti politik është dështim. Ka një keqdrejtim i jetës ekonomike në Shqipëri, dhe në investime”- tha ai.
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se cilat janë 5 problemet më të rëndësishme me të cilat përballet kryeqyteti sot.
33.2% e qytetarëve konsiderojnë problematike densitetin e lartë të ndërtimeve.
Diskutime rreth kësaj post