Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis tha se forca goditëse e virusit do të jetë më e madhe në tetor. Ai tha gjithashtu se vdekjet nga sëmundjet e tjera do të jenë shumë më të larta për shkak të frikës së COVID-19.
“Bie pjesa e vapës dhe do të fillojë faza e dytë dhe e tretë. Forca goditëse e virusit do të jetë më e madhe dhe ne duhet të jemi vigjilent. Vazhdimisht virusi bën mutacione ndaj dhe është e vështirë të realizohen vaksina.
Në Shqipëri duhet hapur më shumë, më shpejt dhe ekonomia duhet të fillojë. Po të më thuash kë do të zgjedhësh vdekjen nga koronavirusi apo varfëria do të zgjidhja virusin. Duhet një hapje më e shpejtë.
Ka një përqindje shumë e lartë e pacientëve apsimptomaik. Të gjithë duhet të jemi alert secili duhet të mbrojë veten e tij, pasi kjo situatë nuk ka mbaruar. Epidemia të ul në “gjunjë”, masat janë probleme komplekse ekonomike-shkencore”
, u shpreh ai për abc news.
Diskutime rreth kësaj post