Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e sheh me shqetësim rritjen e rasteve me koronavirus në Shqipëri. Rritjen e numrit të testimeve nga ana e autoriteteve, ai thotë se ato janë shifra farsë.
“Së pari dua të them që Ministria e Shëndetësisë duhet të qartësojë se ku bëhen këto teste. Se tek kapacitetet tek IShP dhe të QSUT së bashku nuk janë më shumë se 800. Ku janë testet e tjera. Klinikat private janë me pagesë, 100 euro dhe janë jashtë metodikës së testimit. Bëhen kryesisht për dëshirën e qytetarit apo për arsye administrative për të lëvizur jashtë dhe nuk futen në metodikën e testimit.
Nëse Italia sot bën 170 mijë testime në ditë, këto janë në metodikën e testimit që bëhen gratis nga shteti. Ato që bëhen nga qytetari në anën e tij nuk mund të jenë të dhëna statistikore, mund të merren në konsideratë po kemi realisht një falsifikim me shifra. Shifrat duhet të ndahen nga metodika e testimeve. Ishin 297 raste të reja që në raport me testimet ishin 25 përqind. Kjo tregon që situata është katastrofale. Testimi i pranueshëm, duhet të ishte 5-10 përqind. Me këto shifra, Shqipëria duhet të bëjë të paktën 2500 testime. Të merren tampone në rrugë, në makinë. Ne nuk jemi kërrkund”, tha Shehu për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post