Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu deklaron se nuk ekziston asnjë ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas tij ky ligj është nul që kur është firmosur traktati miqësisë mes Greqisë e Shqipërisë në vitin ’96. Shehu thekson se nëse një ligj i tillë ekziston në sirtarët e Athinës, i takon Greqisë ta djegë.
“Mos u merrni me ligjin e luftës, nuk ekziston ligj lufte me Greqinë . Ekziston një traktat miqësie që ka ezauruar të gjithë elementët që bien në kundërshtim me të. Nëse në sirtarët e Athinës ekziston një ligj i tillë i takon Athinës ta djegë ne nuk kemi asnjë ligj lufte me Greqinë”, shprehet Shehu ndërsa shton se është kryeministri Rama ai që kërkon t’í japë vlerë këtij ligji për të marrë dekorata. Sipas tij nëse do të ekzistonte një ligj i tillë nuk do të vinte ministri i jashtëm grek në Shqipëri.
“Nuk i jap rëndësi, nuk ka ligj lufte mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kryeministri shqiptar që do të marrë dekorata i jep vlerë më shumë se ç’duhet. Nuk kemi pse ta konsiderojmë fitore. I takon Greqisë ta djegë. Ai ligj është nul që nga traktati i ‘96 i miqësisë mes Greqisë e Shqipërisë. Po të kishim ligj lufte nuk do të vinte ministri Dendias në Shqipëri”, tha ai për A2.
Diskutime rreth kësaj post