Ish-ministri i PS-së Arben Malaj, komentoi zhvillimet e fundit në vend. Malaj theksoi se Rama është larg asaj që ndodh në vend e se duhet të ulet më këmbë në tokë, që të kuptojë realitetin. Ai shtoi se era e partisë-shtet ndihet kudo.
Komenti i Malajs:
“Rama ka nevojë, duhet të kuptojë realitetin. Kur flet klasa punëtore, burokracia duhet të heshtë. Në lidhje me Ballkanin e Hapur, kemi paqartësi. Ndihet era e partisë-shtet kudo. Kurti e tha të qartë që nuk mund të ketë Ballkan të hapur, nëse Serbia vazhdon të jetë ajo që është, që nuk lëshon për Kosovën e thotë se është veriu i Kosovës ende pjesë e vetja. Ballkani i Hapur kështu duket më shumë marketing sesa diçka që mund të realizohet konkretisht. Rama duhet të ndryshojë në thelb e nuk mund të ndryshojë, duke pasur ai çdo pushtet në Shqipëri. Unë jam pro-qeverisë elektronike, por se duhen zyra që t’i shpjegohet çdokujt si funksionon sistemi. Por sistemi elektronik në vend po del se hakërohet, pra hallkë e dobët e kjo është zhgënjyese”, deklaroi Malaj i ftuar në një intervistë televizive.
Diskutime rreth kësaj post