Ish-ministri socialist, Elmaz Sherifi shprehet se pavarësisht fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar spastrime brenda Partisë Socialiste.
Ai shkruan se Rama do të “ndezë” zjarrin më 12 qershor te dera e PS.
Sipas tij deri atëherë, do të jetë “shuar zjarri” në Presidencë, pasi kjo lëvizje e Ramës ndaj Metës erdhi si pasojë për të larguar vëmendjen e opinionit publik dhe të ndërkombëtarëve nga procesi zgjedhor, i cili po kontestohet me dosje voluminoze nga opozita.
POSTIMI I PLOTË
“Zjarri do të ndizet më 12 qershor te dera e PS” !
Pasi e “ndezi zjarrin” në presidencë, Rama i paralajmeroi kundërshtarët brenda partisë, se te pakenaqurve do ua “ndezë zjarrin” ditën e themelimit të Partise Socialistë, më 12 qershor.
Pse i kërcënoi kundershtarët brenda partisë me 12 qershorin?
Sepse ajo datë, nuk do të jetë ditë festive, por dita e gjykimit dhe e largimit nga forumet drejtuese të kundershtarëve të tij, dhe ata pritet që të jenë të shumtë.
Përse duhet ndezur zjarri te “pragu i vet”?
Sepse, deri atëherë, do të jetë “shuar zjarri” në Presidencë.
Ai e “ndezi zjarrin” në Presidencë, për të larguar vëmendjen e opinionit publik dhe të ndërkombetarëve nga procesi zgjedhor, i cili po kontestohet me dosje voluminoze nga opozita.
Ai e ka shumë të qartë, se e ka të humbur edhe betejën e dytë të shkarkimit të Metës, sepse, nuk ka asnjë shkak ligjor për ta marrë nismen e shkarkimit,. Provoi ta shkarkonte Metën, kur pretendonte se Presidenti kishte tejkaluar kompetencat kushtetutese, kur ekzistonte një dekret, jo më tani, që presidenti, nuk ka prodhuar asnjë akt, nuk ka nxjerrë asnjë dekret!
Ai e di, se nuk mund të legjitimohet një Komision Hetimor per shkarkimin e Presidentit, me ish deputetë, dhe me një parlament, me ish-deputetë. Ky parlament e mbaroi misionin e vet që ditën që u shpallën zgjedhjet parlamentare, dhe duhet të mbetët formalisht, vetëm për një situatë të jashtezakonshme.
Ai është i bindur se edhe thirrjet për të bashkëpunuar me PD-në, për zgjedhjen e Predidentit të Ri, janë thjeshtë demagogji, por, ai do të vazhdoje ta luajë atë lojë, derisa të mbarojë analiza e ankesave të opozitës nga organet e legjitimuara nga Kodi Zgjedhor.
Me krijimin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Rama shfaqet krejt ai që ka qenë, se mandati i tretë i duhet për hakmarrje ndaj kujtdo që e pengon në ëndrrën për të qeverisur deri në 2030, ashtu si i është fanepsur në enderr!”, ka shkruar Sherifi.
Diskutime rreth kësaj post