Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Ramush Haradinaj, derisa ishte Kryeministër, ia humbi Kosovës mundësinë për liberalizimin e vizave.
Rama ndonëse nuk përmendi Haradinajn me emër, por iu referua si ‘lider kosovar’, Rama tha se ai në prezencë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit frances Emmanuel Macron, tha se “mu nuk më han luli për kta”.
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka shkruar në Facebook versionin e tij të këtij takimi.
“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent: Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin. Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje: Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”, ka shkruar Selimi.
Diskutime rreth kësaj post