Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi tha se Shqipëria është vendi i parë për azilkërkuesit në Europë që krahasohet me Sirinë dhe Afganistanin.
Ai tha se BE mund të kthejë vizat për shkak të azilkërkuesve,
“Largimi masiv i shqiptarëve arriti kulmin që me ardhjen e kësaj qeverie. Kjo është përmbysje e asaj që ndodhi në 2014, popullsia u rrit, pati rikthim të emigrantëve nga Greqia e Italia dhe në 2014 filloi largimin masiv. Jemi vendi i parë për aplikim për azil, jemi krahasuar me Sirinë e Afganistanin.
Ky shqetësim ka ardhur në mënyrë të qëndrueshme e ka ngritur Franca me të miturit deri te kërkesa e Holandës dhe pati kërkesë zyrtare drejtuar KE për të vënë mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë. KE kontakton vendet anëtare dhe kërkon të merren masa. Kur Gjermania flet në vetë të parë nuk ka ç’të presë më. Kur flet vetë do të thotë që nuk ke dëgjuar asnjë paralajmërim dhe nuk ke marrë asnjë masë”, – tha Bumçi për A2.
Diskutime rreth kësaj post