Ish-ministri i Brendshëm dhe kandidat i PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, Flamur Noka foli për fushatën zgjedhore dhe pritshmëritë që ka opozita nga këto zgjedhje.
Noka theksoi se ngjarja e Kavajës është përpëlitje për të mbijetuar e Rilindjes.
“Ata i pret disfata. Shqiptarët sot janë më të vendosur se kurrë për të bërë ndryshimin. 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit. Askush se ndal ndryshimin. Të vetmit që ndihen të rrezikuar janë Rilindja dhe banda e saj”.
Sa i përket sondazheve, Noka tha se të gjitha nxjerrin opozitën fituese. “Rama është njeriu që bën sondazhe më shumë se kushdo në këtë vend dhe të gjithë tregojnë PD-në fituese, tregojnë se Rilindja është duke rënë në humnerë. PD ka një objektiv, 20 deputetë në Tiranë”, – tha Noka për A2.
Diskutime rreth kësaj post