Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka komentuar propozimin për përgjimin nga policia pa lejen e prokurorisë. Ai tha se Prokuroria dhe SPAK kanë misionin e tyre kushtetetues.
Demiraj u shpreh se miratmi i këtij ligji është vazhdimësia e kryeministrit Rama për paligjshmëri, në mënyrë që të intimidojë duke filluar nga populli deri tek agjenci që merren me luftën kundër krimit.
“Në asnjë shtet demokratik nuk ekziston një ligj i tillë, që ministria e Brendshme të kontrollojë apo të vërë nën diktat prokurorin e Përgjithshëm dhe SPAK, të cilët kanë misionin e tyre kushtetues dhe e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në pavarësi nga ministria.
Kërkesa për miratimin e këtij ligji është vazhdimësia e kryeministrit Rama për paligjshmëri, në mënyrë që të intimidojë duke filluar nga populli deri tek agjenci që merren me luftën kundër krimit.
Rama i ka keqpërdorur këto struktura sa kohë ka qenë në pushtet, ato kanë qenë në funksion të PS dhe krimit. Është bërë në mbushje e territorit të vendit me drogë, dhe kjo ndodh gjithmonë para fushatave zgjedhore”, tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post