Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur bashkë me avokatin e tij Ermal Yzeiraj, për të dëshmuar për sterilizimin dhe check up-in në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Por, Beqaj ka kërkuar që argumentat e tij t’i ilustrojë me “Power Point” me foto dhe grafika, një kërkesë e cila është refuzuar nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi, pasi sipas saj, aty është vetëm për dëshmi dhe për t’u përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Ky refuzim ka sjellë një përplasje të fortë mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, aq sa mbledhja u ndërpre për disa minuta për të rifilluar sërish.
Vokshi: Profesioni?
Beqaj: I papunë
Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?
Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në bazë të ligjit në statusin juridik ligji përcakton kur ju merrni lejen për dëshminë gjykata ju jep dhe një kornizë. Dua të di nëse ka ndonjë kornizë nga gjykata.
Vokshi: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar që hetim parlamentar nuk ka ndonjë mbi vendosje për hetimin ndaj një dëshmitari, janë dy hetime të pavarura nga njëra-tjetra. Sikurse kemi vepruar me dëshmitarët e tjerë duke ju siguaruar për të gjithë hapat me konsensusin e deputetëve të këtij komisioni, ju ftoj të vazhdojmë me deklaratën.
Ndreca: Nuk kemi kufizim të ardhur nga SPAK, nuk është shoqëruar me ndonjë kufizim të caktuar për këtë çështje.
Beqaj: Së dyti, edhe nga ajo që kam ndjekur nga seanca, shpesh është thënë për të informuar publikun. Prandaj dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra.
Vokshi: Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë cdo të drejtë. Kodi i oprocedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve. Këtu power point nuk lejohet e ka kërkuar dhe ish zv.kryeministri. Nuk është e drejtë ligjore, nuk është lejuar. Sikurse është vepruar në komisionet e tjera hetimore do veprohet.
Ndreca: A më lejoni të flas.
Vokshi: Ju nuk njihni vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ndreca: Je gjithë kohës duke ndërhyrë dhe duke bërë batuta pa thelb. Kërkesa e zotit Beqaj është e avokatit të tij. Je shumë larg të kuptuarit të avokatisë. Qëllimi juaj nuk është të merresh me thelbin por me individët. Nuk i imponoheni shumicës në këtë komision. Dëshmitari ka të drejtë ta bëjë kërkesën siç do ai. Heqja e së drejtës për të folur është shkelje e ligjit. Kush je ti? Ne vendosim.
Vokshi: Nuk vendosni ju. Ska vendim ju. Zoti Beqaj do e bëni atë deklaratën, do e lexoni, nuk vihet me power point këtu. Nuk ka poëer point këtu. Nuk jemi konferencë këtu. Është komision hetimor.
Spaho: Këtu është për t’iu përgjigjur pyetjeve.
Diskutime rreth kësaj post