Me siguri të gjithë sportdashësit që e kanë ndjekur futbollin italian, e mbajnë mend mbrojtësin gjeorgjian të Milanit, Kakha Kaladze. Por tani atë duhet ta shohim jo më me kostumin sportiv, por me atë të kryetarit të bashkisë.
Ditën e shtunë Kaladze fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi. Gjithsesi duhet thënë se fitorja ishte e ngushtë, me vetëm 51% të votave.
Kaladze ka luajtur për nëntë sezone me Milanin, duke fituar dy herë Champions League. Më herët ai ka luajtur për Dinamon e Kievit dhe Dinamon e Tbilisit, duke fituar shumë tituj kampion. Kaladze ka qenë edhe kapiten i ekipit kombëtar të Gjeorgjisë, ku ka luajtur 83 ndeshje nga viti 1996 deri më 2011.
Diskutime rreth kësaj post