Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Kukës, Ibsen Elezi, i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, i ka dhënë ultimatum kryetarit Lulzim Basha, se ka kohë deri në fund të muajit për të shpallur ditën e rrëzimit të qeverisë.
Sipas tij, nëse ai nuk e shpall këtë, e nuk nis mosbindjen civile me deputetët e tij, atëherë të tjerë do ta nisin atë dhe Basha do të largohet me kokën poshtë nga selia e PD.
“Nëse Lulzim Basha do që të tregojë që nuk e do këtë qeveri dhe do rrëzimin e saj, atëherë ai e ka zgjidhjen. Të nisë mosbindjen civile me deputetët e tij. Ai i ka 49 deputetë, ta nisë me ta. Nëse ai nuk vepron, atëherë të gjithë demnokratët duhet të reagojnë për reformimin e Partisë Demokratike. Ultimatumi që themi ne është mëse lëogjik dhe është i mbështetur nga shumica e anëtarësisë së PD. Me këtë Ultimatum, Lulzim Basha duhet të shpallë rrëzimin e qeverisë më 8 dhjetor. Ai ka kohë deri më 29 tetor që të reagojë e të shpallë këtë, në të kundër do të dalë i turpëruar e me kokë poshtë nga selia e PD”, – tha Elezi.
Sipas tij, nuk mund të rrëzohet qeveria me “Xhisiela” e “Babale”.
“Nuk mund të presim më shumë për rrëzimin e kësaj qeverie. Çështja “Babale” e të tilla raste, duhen trajtuar, por nuk janë arsye për të rrëzuar qeverinë. Fatmir Xhafaj mund të ketë dhjetëra të tilla rastesh. Ne mund të dimë këto 2-3 raste, por ju garantoj se janë dhjetëra të tjera që ne nuk i dimë.
Pse na duhet një “Xhisielë” dhe një “Babale” për rrëzimin e kësaj qeverie, kur Fatmir Xhafaj, vjen nga radhët komuniste e merr postin e Ministrit të Brendshëm.”, – shtoi ai më tej.
Sipas tij, axhenda e Lëvizjes Antiestablishment so të publikojë nesër axhendën, të cilën as Basha nuk e rrëzon dot.
Diskutime rreth kësaj post