Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Prshtinë, Enver Hasani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si ofruesin e parë të idesë së shkëmbimit të territoreve.
I ftuar në emisionin “Rubikon”, Hasani tha se ishte Rama ai që ia ofroi idenë gjithë të tjerëve, duke e kthyer në një “pazar global”.
“Edi Rama ishte pjesë e projektit për copëtimin e Kosovës, ashtu siç po dalin faktet historike, në fakt ofertuesi i parë ka qenë ai. Më pas i ka futur në lojë këta tanët. Ideja e parë ka lindur nga Edi Rama dhe lidhet me Gjykatën Speciale dhe naivitetet ose iluzionet quaji si të duash, por akterët kryesorë të jashtëm që kanë shkruar dhe po shkruajnë rreth kësaj, e thonë këtë. Sepse janë disa procese që duhet fuqitë e mëdha të merren vesh në korniza të fuqishme, sepse vetë fakti që reagimi rus nuk është reagim negativ, ne duhet ta kuptojmë se bëhet fjalë për pazar global,” – ka thënë Hasani.
Ideja e shkëmbimit të territoreve u diskutua për më shumë se dy vite dhe u pretendua se do të finalizohej në marrëveshjen e Uashtingtonit por diçka e tillë nuk ndodhi.
Diskutime rreth kësaj post