Ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Blendi Fevziu duket se kanë bërë më në fund paqë me njëri- tjetrin.
Ata janë fotografuar së bashku në zyrën e ish-kryeministrit, teksa kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin, ashtu si duket në këtë foto postuar nga këshilltarja e Berishës, Erla Mëhilli në rrjetet sociale.
Fakti që kjo foto është postuar tregon se akujt janë shkrirë dhe nuk është çudi që ta shohim Berishën sëshpejti në “Opinion” përballë Fevziut. Me siguri miq të përbashkët kanë ndihmuar që ky hendek kaq i gjatë të kapërcehet dhe të jetë gazetari ai që të shkojë tek lideri historik i PD.
Eshtë folur shumë lidhur me një raport të prishur mes Blendi Fevziut drejtuesit të emisionit “Opinion”, më jetëgjatit ndër debatet televizive shqiptare dhe ish Kryeministrit Sali Berisha.
Dalja e fundit e Berishës në studion e “Opinion” të Televizionit “Klan” ka qenë në një emsion të vitit 2013. Pra u mbushën plot pesë vjet gjë që tregon se mëria e Berishës ka qenë shumë më e thellë nga sa mendohet, po të kemi parasysh se nuk është hera e parë që ai e aplikon këtë qëndrim me televizione apo gazetarë të caktuar, për shkaqe politike. Por kjo e kësaj radhe me Fevziun besohet se është e një natyre jo politike.
Vetë Fevziu është pyetur shumë herë për një raport të prishur me ish kryeministrin për të cilin ka dhënë disa herë përgjigje.
Ne nje koment te fundit, pikerisht ne 20 vjetorin e emisionit “Opinion”, pyetur nese i kishte derguar ftese Berishes ai dha kete pergjigje:
Nuk kam punuar ndonjëherë për Berishën që të largohesha prej tij. Unë kam pasur një raport më miqësor me të, i cili në 2012 ngriu për arsye që i kam sqaruar disa herë. As kam bërë fjalë, as debat me Berishën. Thjesht nuk kemi komunikuar më, pas njërit prej emisioneve të mi.
Pse Berisha nuk i shkon në emision, Fevziu tregon raportin me ish-kryeministrin
Në nje nga daljet e tij ne “Këndin e ekselencës” në emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News24, Fevziu është pyetur nga studentët se përse prej 5 vitesh ish-kryeministri Berisha nuk ka shkuar në studion e tij në “Opinion” dhe ka folur edhe pë raportin e tij me ish-kryeministrin.
Ai tha se kjo pyetje i duhet bërë Berishës, pasi ai e ka ftuar në emision, por shtoi se nuk ka pranuar të bëjë kompromise.
“Është një çështje që duhet t’ia bësh Berishës këtë pyetje. Unë ia kam bërë ftesën. Nuk kam patur ndonjë sherr me të. Personat që drejtojnë emisione krijojnë konflikte me politikën. Unë nuk kam pranuar që të kemi kompromise me emisionin. Unë mund të kem miqësira personale, mund të kem bindjen time personale por kjo nuk më dikton. Nuk është çështja ime. Në shumë vite politikanë të rëndësishëm në Shqipëri nuk kanë pranuar të vijnë. Kjo është një lojë nervash, kush bie i pari”, tha Fevziu.
Diskutime rreth kësaj post