Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”.
Duke mohuar se nuk do të ketë kthim të tij në krye të PD-së, Berisha është përlotur kur ka kujtuar kohën kur ishte kryetar i kësaj partie.
“Epoka Berisha është mbyllur njëherë e përgjithmonë, largimi im është pa kthim. Thelbi i ekzistencës së një njeriu është lufta për dinjitetin e tij. Dua të them diçka se po më kthen pak mbrapa, (përlotet) në diktaturë kam qene kalorës në profesionin tim por problemi im ka qene dinjiteti. Isha kalorës në kardiologjinë time, por përsëri na mungonte dinjiteti”,- tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post