Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar reagimin e Sali Berishës pas shpalljes ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deklaratat në reagimin e Berishës për Sorosin, nuk duhen marrë seriozisht thotë Ngjela, por shpreson që ai të shkojë në gjyqësor dhe të marrë pafajësinë.
“Ku ka kapacitet ai të bëjë kritikë panamerikane. Pse e merrni seriozisht një të akuzuar. Doni të dini ç’është akuza? Lexoni Procesin e Kafkës. E ka akuzuar Uashingtoni politik me fakte të mbledhura nga FBI. Do t’ia japë apo jo gjyqësorit shqiptar këtë do ta presim. Ku hyn Sorosi dhe Morosi.
Këta edhe në zgjedhje për destabilizim e kishin segmentin. Që në fillim thanë do manipulohen zgjedhjet si Trump. Ne dimë që ky ka non grata, ka shumë gjëra duhet t’i presim. Uroj të marrë pafajësinë në gjykatë shqiptare, por kjo varet nga pushteti gjyqësor shqiptar, do ngrejë akuzë apo jo. Amerika nuk është gjykatë, mbron interesin e saj në funksion global. Pafajësia e një individi mbrohet në gjyqësor Pyetja; do shkojë në proces gjyqësor atij i intereson të shkojë dhe të marrë pafajësinë”, – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post