Analisti Genc Burimi në një intervistë televizive foli për heqjen e imuntetit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Kuvendi. Burimi u shpreh se Berisha dhe Trump janë thuasje identikë në luftën politike.
‘’E pashë si dicka të trishtë nga mënyra se si po zhvillohen këto ngjarje. Berisha nuk mund të jetë i pandjeshëm në një ditë të vecantë.
Për të tani fillon beteja e parë personale e jetës së tij.
Deri tani ka patur beteja që ka bërë në emër të formacionit që ka drejtuar në të kaluarën.
Por sot do i duhet të zhvillojë betejën e tij personale.
Sot skenarin e Shqipërisë po e shohim në SHBA dhe anasjelltas. Trump baras Berisha dhe Berisha baras Trump.
Nuk shoh as te Trump një zmbrapsje, as te Berisha një Zmbrapsje’’, tha ndër të tjera Burimi.
Diskutime rreth kësaj post