Përplasja në parlament për ndryshimin e përbërjes së reformës zgjedhore, u komentua edhe nga Sali Berisha në konferencë me gazetaret.
Ai tha se nuk do të lejojë reformë zgjedhore të dakordësuar, vetëm mes kryemnistrit Edi Rama dhe kryetarit te PD Lulzim Bashës.
Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë për Komisionin e Reformës Zgjedhore, nuk kaluan pa një koment edhe të ish- kryeministrit Sali Berisha, që nga selia e Rithemelimit tha se nuk do të pranojë një reformë që bëhet nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, e pa përfaqësimin e opozitës së vërtetë.
“Ne nuk do të njohim një akt që përjashton opozitën. Ne nuk mund të njohim kurrë një kryetar që e cakton Edi Rama. Ai e bën këtë, por ne do bëjmë gjithçka të përballet me pasojat që krijon me një akt të tillë”, tha Berisha.
Në krah me Oerd Bylykbashin, të cilin bashkë me Gazment Bardhin kërkojnë ta vendosin në krye të komisionit të Reformës Zgjedhore, Berisha tha se pavarësisht rregullave të lojës, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.
“Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka pluralizëm parlamentar. Thelbi është me protesta të fuqishme”, tha Berisha.
Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve, thotë se po bën betejë për të rikthyer votën e lirë, ndryshe nga Lulzim Basha që sipas tj, në 2021 nuk luftoi vjedhjen e zgjedhjeve.
“E vetmja betejë që u bë në vitin 2021 ishte kundër Sali Berishës dhe për të qeverisur së bashku Rama me pengun e tij, Lul Basha”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post