Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës, për të rikthyer sovranitetin Partisë Demokratike.
Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD, përmes një postimi në Facebook, ky organizim është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.
“Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet New Yersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj”, thuhet në ftesën e organizatorëve, duke njoftuar edhe vendin ku do të mblidhet diaspora, në ‘Marriot’ Hotel, 138 New Pehle Ave, Saddle Brrok, New Jersey 07663, USA.
Lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka për qëllim t’i rikthejë sovranitetin dhe votën Partisë Demokratike, pas 8 viteve në opozitë.
Në 25 prill e majta dhe Edi Rama fituan mandatin e tretë, gjë e cila ndodh për herë të parë në historinë pluraliste të Shqipërisë, edhe pse qeverisja e shkuar 8-vjeçare nuk pati bilanc domethënës, as premtime të realizuara, as investime madhore e largpamëse, për të mos folur pastaj për paga dhe pensione të cilat janë zhvlerësuar në raport me inflacionin.
Zëri i fortë që ka denoncuar pa rreshtur keqqeverisjen e Edi Ramës, madje ngriti alarmin për pazarin e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte Sali Berisha.
Por në shenjë hakmarrje për qëndrimet e tij publike, Edi Rama dhe George Soros lobuan në Departamentin e Shtetit, për ta shpallur ish-kryeministrin “non grata” në SHBA, pa asnjë provë apo fakt lidhur me akuzat e artikuluara nga Antony Blinken, i cili do të duhet të paraqesë dokumentet për vendimin e tij, në Gjykatën e Parisit.
“Foltorja” e Berishës, ka mbledhur qindra dhe mijëra demokratë të zhgënjyer me lidershipin e opozitës, ndërsa rreth 5 mijë delegatë kanë firmosur tashmë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, ku do të bëhen ndryshimet statutore, si dhe do të hapet gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Më në fund, pas 8 viteve, Partisë Demokratike do t’i rikthehet institucioni i votës dhe jo siç është bërë deri tani, sipas parimit Stalinist: “S’ka rëndësi kush voton, por kush numëron”.
Diskutime rreth kësaj post